Këshilltari i Kurtit thotë se emisarit Escobar ‘i ka dështuar diplomacia dhe i ka vdekur argumenti’

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit Gabriel Escobar, duke thënë se “ka rreshtuar ushtrinë e shifrave”.

Sipas tij, kjo “dëshmon dështimin e diplomacisë dhe vdekjen e argumentit”.

“Renditja e ushtrive…. të shifrave, dëshmon dështimin e diplomacisë dhe vdekjen e argumentit. Gjithsesi raport i frikshëm: Ngjashën me të Darit kundë Aleksandrit, e të Kserksit kundër spartanëve! Ngjashëm me raportin e aleancës Kinë- Indi- Rusi përballë euro-atlantikasve: 4 000 000 000 përballë 700 000 000” – ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Lajçak në një intervistë u shpreh si vijon:

“Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës.” – tha ai.

Postimi i plotë i Ferajt: