Ymeri: Nëse SHBA-ja e suspendon bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ecja e shtetit tonë do të jetë e cunguar

Ish-bashkpartiaku i Kurtit, Visa Ymeri thotë se kryeministri aktual duhet t’i merr seriozisht kërkesat e aleatëve.

Ai për Front Online thotë se nëse SHBA-ja suspendon bashkëpunimin me Qeverinë, përparimi në arenën ndërkombëtare do të jetë i cunguar.

“Mendoj që Kryeministri Kurti duhet t’i marrë shumë seriozisht këto kërkesa të partnerëve të Kosovës dhe të veprojë në bashkëpunim e bashkërendim të plotë me ta në çështje të tilla të rëndësishme. Nëse ShBA suspendojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës siç e thotë O’Brien dhe siç e ka thënë më herët Hovenier, atëherë ecja e Kosovës përpara si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në zhvillimet e brendshme do të jetë jashtëzakonisht e cunguar”, thotë Ymeri për Front Online.