Këshilltari i Thaçit: Këta gabimisht quhen Vetëvendosje

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për moskonsistencë në qëndrime.

Statusi i tij:

Lëvizja Vetëvendosje e kishte kontestuar vetë lëndën e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Në njërën anë kishte provuar të mbronte qëndrimin që presidenti ka bërë “shkelje” kushtetuese, që nuk e ka shpërndarë Kuvendin pas Mocionit të Mosbesimit të votuar ndaj Qeverisë. Ndërsa, në anën tjetër, në mënyrë kontroverse, kishte provuar të mbronte edhe qëndrimin që presidenti pafundësisht është dashur t’i priste për propozimin e mandatarit, duke e interpretuar më pas edhe këtë si “shkelje” kushtetuese. Këta gabimisht quhen edhe Vetëvendosje, sepse vetëm për emërtimin LËVIZJE janë të denjë, meqë gjithmonë lëvizin nga qëndrimet e tyre. Madje, shumë kishin lëvizur edhe nëpër Kushtetutën e Serbisë dhe Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të UNMIK-ut, kinse këto janë më të mira se Kushtetuta e Republikës së Kosovës!