Kështu duket Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë e cila hapet së shpejti

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me Bazën Ajrore të NATO-s që do hapet në Kuçovë për pak ditë.

Peleshi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje nga ndërtimi i Baza Ajrore teksa ka theksuar se kjo Bazë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, ka thënë Peleshi.