Kështu mund të lëvizet në zonat e karantinuara

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka treguar se si mund të lëvizet nëpër zonat e karantinuara.

Që nga e shtuna edhe Prishtina është futur në karantinë për shkak të rasteve të të prekurve me koronavirus.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se përmes lejeve të lëshuara nga ATK-ja, punëtorët mund të lëvizin pa asnjë problem në zonat e karantinuara, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Per levizjet e punetoreve dhe te mallrave, ne zonat e karantinuara

– Ministria e Puneve te Brendshme ende nuk ka publikuar procedura te reja per levizjen e punetoreve dhe te mallrave. Pra vlejne ato qe kane ekzistuar deri tani;

– Ne komunikimet e fundit me kete Ministri, eshte e konfirmuar qe mund te levizet me lejet te cilat jane leshuar nga ATK.