Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe kështu është bërë e ditur edhe se kush janë 120 deputetë e rinj të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Nga certifikimi del se VV ka fituar 50,28%, PDK 17,009%, LDK, 12,731%, AAK 7,124, Srpska Lista 5,094%.