Këta janë emrat e tre të arrestuarve për dhunën ndaj shqiptarëve në Malin e Zi

Tre të arrestuarit për sulmin ndaj shqiptarëve në Mal të Zi janë: Sergeja Devića, Kosta Dunđerovića dhe Branka Vuksanovića.

Mediat malazeze, kanë publikuar emrat e tre të arrestuarve, ndërsa po vijojnë kërkimet për arrestimin e të tjerëve. Të ndaluarit janë banues në qytetin e Hercegnovit, zonë e njohur si e banuar nga popullate serbe nacionaliste.

Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.

Në qytetin e Hercegnovit, kjo nuk është ngjarja e parë pasi edhe me herët, makinat shqiptare janë sulmuar.