Publikohet letra që Haradinaj ia dërgoi ish-sekretarit amerikan për “Javelin”-at

Lulëzim Blaka, zëdhënësi i AAK-së, ka publikuar një letër që, sipas tij, Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, ia ka dërguar Mike Pompeot, ish-sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas Blakës, armatimi me “Javelin” është pjesë e planit 10-vjeçar të fuqizimin të FSK-së.

“Nuk është as material për t’u krekosur deputetët e VV-së e as ata minoritarë. Është thjeshtë pjesë e planit 10 vjeçar të ngritjes së Ushtrisë, nga ai kryeministër që e themeloi Ushtrinë.” – shkroi ai.

“E tash, Mefë deputeti (që paska pyt se çfarë armatimi ka me na pru opozita), por edhe “konspiracionistët” dhe “ekspertët e sigurisë”, mundem me pa një pjesë, aneks, të letrës së 26 prillit 2019, nr.prot. 2468/2019 dërguar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për Sekretarin Pompeo dhe u.d. të Sekretarit të Mbrojtjes.” – shkroi ai tutje.