Këta janë të emëruarit në bordet e përkohshme në Postë, Trepçë dhe Infrakos

Qeveria e Kosovës, ka emëruar përkohësisht bordet në Postë, Trepçë dhe Infrakos.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka bërë prezantimin e anëtarëve të bordeve të përkohshme, duke thënë se ata emërohen pas kalimit të afatit prej 6 muajsh të bordeve të përkohshme.

Në Trepçë, janë votuar Sylejman Hyseni kryesues. Anëtarë: Shyqiri Sadiku, Esat Peci, Safet Sadiku dhe anëtari tjetër vjen nga punëtorët.

Në Postën e Kosovës janë emëruar Leonard Shabani kryesues, anëtarët Fadil Aliu, Elda Maloku dhe Ujkan Kamberi.

Po ashtu, është bërë edhe emërimi i anëtarëve të Infrakos, me këtë përbërje: Kryesues Brahim Selimaj, anëtarë Sehat Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanjja Llozaroviq.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e statuteve të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, atij të Gjakovës “Fehmi Agani”, të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universitetit Publik te Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.