Këto janë 3 grupet e VV’së që po bëjnë qëllimisht zhurmë politike në Kosovë, sipas Zekës

Ish-deputeti Milaim Zeka, ka deklaruar se Kushtetuta i njeh vetëm numrat e partisë që ka shumicën për të formuar Qeverinë, ndërkaq partisë fituese vetëm se ja jep të drejtën.

Zeka ka thënë se duke biseduar me një mik norvegjez, ka treguar se Kushtetuta i jep vetëm të drejtën partisë fituese për formimin e Qeverisë edhe në Norvegji, por nëse nuk e bën Qeverinë mundet partia që ka shumicën e votave, ani pse kjo e fundit nuk ka dalur ep ara në zgjedhje.

Ai ka thënë që zhurma që po bëhet në Kosova është politike nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë tri grupe sipas tij që po e keqinterpretojnë Kushtetutën e Kosovës qëllimisht.

Postimi i plotë nga Zeka:

Kushtetuta i njeh vetem numerat, jo partine fituese

Duke biseduar me nje mik norvegjez, me habiti me spjegimin e tije per Kushtetuten.

Kushtetuta, me tha, i jep te drejte partise fituese vetem per me ba qeverine. Pra, ja jep shancin. Mendo, nje parti politike ne Norvegji nuk mundet me ba qeveri, edhe me qu vendin ne zgjedhje.

Situata ashte shume e thjeshte ne Kosove. Qe psh. Kosova shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme. VV/ja i fiton 51 deputet. Prap nuk mundet me formu qeverine, a prap me shku ne zgjedhje a? Fitues i zgjedhjeve eshte vetem ai qe arrine me ba shumicen parlamentare. Fitues eshte vetem ai qe i ka 61 numera ne parlament, askush tjeter. Keshtu thote çdo kushtetute e botes demokratike. Keshtu vepron çdo demokraci.

Zhurma qe po behet ne Kosove nga ana e VV/se, eshte politike. Expertate e ashtuquajtur juridik, ata qe po e keqinterpretojne Kushtetuten, ndahen ne tri grupe:

1. Grupi i pare, jane njereze qe kane gezuar nje milion te mira nga pushteti i kaluar. Tash dojne me zhvate VV-ne.

2. Grupi i dyte, jane njereze qe paguhen per marifete te tilla.

3. Grupi i trete eshte i paguar nga lobi serborus per te krujuar armiqesi me SHBA dhe BE, duke e ditur qe pa keta dy faktor, shteti i Kosoves nuk funksionon as nuk ekziston 24 ore!