Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi për “dyfytyrësi të thellë” nga opozita, lidhur me kritikat e saj për procesin e dialogut.

Çeku tha se opozita po e kritikon pushtetin për pranimin e Asociacionit, të cilin “dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend”.

“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotesjellesin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët”, shkroi Çitaku në Facebook. “Turp, shtoi ajo.