Këto janë kushtet e LDK-së për koalicion, VV nesër jep përgjigjen

Koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së duket se është më afër se kurrë. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim, zyrtarë, dy palët i kanë përafruar shumë qëndrimet.

Indeksonline përmes burimeve brenda LDK-së ka zbuluar kushtet e kësaj partie për LVV-në nëse duan koalicion.

Siç mësohet, oferta është që dy partitë të kenë nga 6 ministri. Kryeparlamentari t’i takoj LDK-së.

Në momentin që zgjidhet presidenti, LDK të ia kthej një ministri LVV-së. Partia e Kurtit pritet të jap përgjigjen përfundimtare kësaj oferte.

Kurse, Indeksonline ka mësuar po ashtu se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet nesër për të folur rreth koalicionit me LVV-në në ora 13:00, tek selia e partisë.