Këto janë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot midis Kosovës dhe Shqipërisë

Shefi i Stafit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi ka publikuar të gjitha marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e tetë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Dalipi thotë se nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri më sot, 75 për qind ose 60 % janë zbatuar pa problem, derisa sipas tij, nga mbledhja e fundit janë realizuar 90 për qind.

Më poshtë mund të shihni të gjitha marrëveshjet që janë arritur.

TË PËRBASHKUAR!

Mbledhja e 8-të e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, 6 muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve. Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60% janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90% të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve.

Suksese në implementim të marrëveshjeve që u arritën sot (rradhitja sipas paraqitjes):

  1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

  1. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
  2. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
  3. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

  1. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
  2. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjeksi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjeksore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

  1. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
  2. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjët.
  3. MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
  4. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimiit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
  5. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.