Këtu do ta pres Vitin e Ri presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do ta presë vitin e ri si të gjithë të tjerët, afër familjes.

Ai do të jetë prezent në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidencës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 24:00, do ta pres Vitin e Ri 2020 me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë”, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.

Thaçi gjatë ditës së sotme mbajti edhe konferencën e fundvitit, teksa në mesazhin e tij për vitin e ri, përmendi edhe liberalizimin e vizave, si një premtim të papërmbushur të BE-së.