KFOR-i do të largohet nga objekti i komunës në Zveçan

Forcat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, nuk do të qëndrojnë më në objektin e komunës së Zveçanit.

Kjo pas stabilizimit të gjendjes në atë zonë.

Kështu njofton KFOR-i përmes një komunikate.

KFOR thekson se pjesëtarët e tij do të kryejnë patrullime të rregullta.

“Për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

NATO-ja e kishte shtuar praninë në veri pas tensionimit të situatës në muajin maj të vitit të kaluar.

Në atë kohë si pasojë e sulmit nga ana e banorëve serbë u patën lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Po ashtu NATO e shtoi numrin e ushtarëve pas ngjarjes në Banjskë.