Khedira afër transferimit te Arsenal

Mesfushori gjerman, Sami Khedira pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet si përforcimi më i ri te ekipi nga Premier League, Arsenal.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Arsenali tashmë i ka bërë ofertën Khediras, i cili pritet të pajtohet me kushtet e ofruara.

Mesfushorit 32-vjeçar, i është ofruar kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurosh. Khedira te Arsenali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi Juventusi është pajtuar t’ia shkëpusë kontratën që i skadon në vitin 2021 nëse arrin marrëveshje me ndonjë ekip tjetër.

Khedira prej vitit 2015 është pjesë e Juventusit dhe në Serie A ka fituar katër tituj kampioni. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Stuttgarti.