Kili, zhduket nga radari avioni ushtarak me 38 persona në bord

Një aeroplan ushtarak kilian me 38 persona në bord u zhduk nga radari pasi u ngrit nga jugu i vendit me4 destinacion një bazë në Antarktidë.

Lajmi u konfirmua nga Forcat Ajrore të Kilit.

Sipas informacionit zyrtar, nga 17 prej personave në bord ishin anëtarë të ekuipazhit kurse 21 të tjerët ishin pasagjerë.

“Aeroplani C-130 Hercules u zhduk nga radarët në orën 18:13 pasdite dhe shpejt në kërkim të tij u vunë gjuajtës të tjerë të marinës kiliane.

Shqiptarja.com