Kina hedh poshtë çdo fshehje të numrit të viktimave në Wuhan

Qeveria kineze mohoi sot çdo fshehje në bilancin e Covid-19 në Wuhan, pas një rritje të papritur të numrit të vdekjeve të regjistruara në vend.

“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mbulim dhe ne kurrë nuk do të lejojmë asnjë mbulim të së vërtetës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian para gazetarëve.

Zhao pranoi “vonesat, lëshimet dhe pasaktësitë” në regjistrimin e vdekjeve në fillimin e epidemisë për shkak të mbipopullimit në spitale.

”Por, përgjigjja e Kinës ndaj epidemisë është e përsosur”, theksoi ai.

Qyteti i Wuhanit, epiqendra e Covid-19, çuditërisht rishikoi numrin e infeksioneve dhe vdekjeve duke i rritur ato me 325 njësi në 50 333 dhe 1 290 njësi në 3 869 gjithsej.

Selia lokale e angazhuar në parandalimin dhe kontrollin e virusit shpjegoi në një deklaratë këtë veprim.

“Rishikimi përputhet me ligjet dhe rregulloret e vendit si edhe me parimin e të qenit përgjegjës përpara historisë, njerëzve dhe viktimave”, sipas medieve lokale.

Ky veprim ka për qëllim t’u japë një shtysë të mëtejshme polemikave mbi besueshmërinë e të dhënave të siguruara nga autoritetet kineze./atsh