KEDS tregon arsyen e reduktimeve në disa pjesë të Prishtinës

KEDS ka informuar qytetarët që arsyeja për reduktime gjatë ditës së sotme në disa pjesë të Prishtinës janë punimet që po zhvillohen për mirëmbajtjen e daljeve të nënstacionit Prishtina 3.

“Punimet emergjente që po zhvillohen ditëve të fundit si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa, kanë për qëllim që të sigurojnë stabilitet të pajisjeve elektro-energjetike dhe kjo përkthehet edhe me siguri në furnizim me energji elektrike”, thuhet në kumtesë.

Për të parë nga afër punimet doli edhe drejtori ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, pas vizitës në Qendrën Dispeqerike.

KEDS thotë se përkundër investimeve të fuqishme në rrjet tetë vjetët e fundit dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike si rezultat i këtyre punimeve, rritja e vendbanimeve dhe varësia për t’u ngrohur me energji elektrike ka bërë që të ndërmerren masa dhe të intervenohet në disa dalje në mënyrë që të ketë siguri të sistemit dhe të mos vije deri te situata të papritura si pasojë e këtyre mbingarkesave.