Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit.

Në krahasim me vetëm pak orë më parë, në pikat kufitare të Kosovës nuk ka pritje e as kolonë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave si në hyrje të Kosovës po ashtu edhe në dalje, nëpër të gjitha pikat kufitare pritjet nuk janë më të mëdha se 15 minuta.

Theksojmë se gjatë gjithë këtij muaji, bashkatdhetarët janë përballur me pritje e kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, e në veçanti në pikëkalimin kufitare Merdare.

Në bazë të të dhënave, në Merdare bashkatdhetarët kanë pritur deri në shtatë orë në dalje të Kosovës.