Kjo është shqiptarja e cila merr drejtimin e komunës së dytë më të madhe të Suedisë

Blerta Hoti është bërë kryetare e komunës së dytë më të madhe të Suedisë, Göteborg.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili përmes Facebook tha se Hoti dikur ishte azilkërkuese në shtetin e Suedisë.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”, ka shkruar Pacolli.