Kjo është zyrtarja policore që u gjet e vdekur në Gjilan

Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete një zyrtare policore. Mësohet se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere.

Është vetëvrarë rreshterja e policisë Ajtene Islami nga Gjilani tek varrezat e qytetit në Gjilan. Sipas burimeve tona ajo është vetëvrarë tek varri i motrës së saj e cila kishte vdekur para disa muajve nga një s’mundej e rëndë.

Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë, tha zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.