Klinaku: As qeveria e as opozita nuk kanë pasur e nuk kanë strategji për veriun

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka deklaruar se as qeveria e as opozita nuk kanë pasur e nuk kanë strategji për veriun, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Shumë qesharake kur opozita po i thotë qeverisë se nuk ka një strategji për veriun! Mund të mendojë njeriu se ata e kanë strategjinë krejt të gatshme. Në realitet as qeveria e as opozita nuk kanë pasur e as nuk kanë një strategji për veriun. Përndryshe do të ishte shumë e rëndësishme për publikun që ta shohë një të tillë.