Klinaku: Ata në Hagë dhe ne këtu, vazhdojmë betejën juridike rreth skadimit të mandatit të Gjykatës Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të vazhdojë beteja juridike rreth skadimit të mandatit të Gjykatës Speciale, shkruan Fokusi.info.

Ai përmes një postimi i “godet” edhe juristët e gjithëdijshëm ku thotë se ata duhet ta kenë parasysh se Gjykata Kushtetuese këtu, dhe dhoma e veçantë e Gjykatës Kushtetuese atje në Hagë, vetëm mund ta bëjnë interpretimin, përkatësisht referimin e Kushtetutës.

Ndërsa sa i përket vazhdimit apo mosvazhdimit të mandatit të Gjykatës Speciale, sipas Klinakut mund të bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës me 2/3 e deputetëve, përfshi edhe 2/3 e pakicave e duke amandamentuar Kushtetutën.

“Derisa të bëhet kjo, Gjykata Speciale është ilegale”, përfundoi Klinaku./Fokusi.info/