Shqipëria gati për dozën e tretë të vaksinës

Shqipëria është gati për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ishte sot Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

“Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku u votua në unanimitet akti normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer.

Jemi të vendosur të përmbushim planin tonë të vaksinimit të popullatës +18 vjeç, por edhe t’i përgjigjemi çdo skenari që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit.

Do të rrisim edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, pasi kemi siguruar deri tani që të kemi mbi 5 milion vaksina deri në 2022” shkruan ministrja.

Në Shqipëri injektohen dozat e vaksinave të “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Coronavax” dhe “Sputnik”. abcnews,al