Klinaku i quan spektakël bastisjet e Dhomave të Specializuara

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka quajtur spektakël bastisjet të cilat kanë ndhodhur sot nga Dhomat e Specializuara .

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.