Klinaku i reagon Kurtit: As Millosheviqi nuk ka pas marrë pjesë në operacione!

Radoica Radomiroviq, me prejardhje nga Leposaviqi, ishte i përzgjedhuri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

E emërimi i Radomiroviqit zv.ministër nga kryeministri Albin Kurti po ngjallë reagime të shumta, kjo pasi që ai ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe po shërbente më 1999-ën për ta në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së,  Faton Klinaku, ka reaguar me një postim në llgarinë e tij në Facebook ku tha se as Sllobodan Milosheviqi nuk kishte marrë pjesë në aksione luftarake, por kishte urdhëruar ato./Fokusi.info/

Postimi i Klinakut: