Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota “për” kanë zgjedhur Naim Qelajn, Avokat të Popullit.

Ky i fundit pasi të jap betimin e tij para të zgjedhurve të popullit pritet të marrë detyrën.

Avokati i Popullit ka mandat pesë (5) vjeçar.

Qelaj, në vitin 2017 ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, zëvendësministër i Drejtësisë, i cili po ashtu është edhe anëtar i AAK-së.

Qelaj po ashtu ka qenë edhe koordinator nacional nga dhuna në familje.