Klinaku: Kushtetuesja mund të vendoste edhe për skadimin e mandatit të Speciales, kjo legjislaturë e meriton të shkojë në shtëpi

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të VV-së, që vota e deputetit Etem Arifit ndaj Qeverisë Hoti të shpallet e pavlefshme, shkruan Fokusi.info.

Ai tha se Kushtetuesja do të vendoste edhe për skadimin e mandatit të speciales por që fatkeqësisht nuk u dërgua nga deputetët për interpretim.

Po ashtu ai tha se kjo legjislaturë e meriton të shkojë në shtëpi qoftë edhe për këtë shkak.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese do të vendoste edhe për skadimin e mandatit të speciales, por që fatkeqësisht nuk u dërgua nga deputetët për interpretim.
Kjo legjislaturë e meriton që të shkoj në shtëpi, qoftë edhe vetëm për këtë shkak.