Klinaku: Marrëveshja për energjinë, e mirë apo e keqe?

Përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje rreth energjisë, shkruan Fokusi.info.

Lajcak, përmes një postimi në Twitter pas takimit të kryenegociatorëve, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara’’, shkroi Lajcak.

Lidhur me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku ka shkruar se “nëse Kosova ka vendosur të jetojë në frymën e Pakos së Ahtisarit, si Kosovë multietnike, e decentralizuar në kuptimin etnik, e monitoruar nga Serbia dhe e shantazhuar nga serbët e veriut të Kosovës, marrëveshja për energjinë me Serbinë e vitit 2013 (Hashim Thaçi), e vitit 2015 (Isa Mustafa), e vitit 2022 (Albin Kurti) e që është e njëjta gjë – është një marrëveshje e mirë”.

Statusi i plotë:

Marrëveshja për energjinë, e mirë apo e keqe?

Nëse Kosova ka vendosur të jetojë në frymën e Pakos së Ahtisarit, si Kosovë multietnike, e decentralizuar në kuptimin etnik, e monitoruar nga Serbia dhe e shantazhuar nga serbët e veriut të Kosovës, marrëveshja për energjinë me Serbinë e vitit 2013 (Hashim Thaçi), e vitit 2015 (Isa Mustafa), e vitit 2022 (Albin Kurti) e që është e njëjta gjë – është një marrëveshje e mirë.