Klinaku: Me e përmend Presidentja UÇK-në më duket hipokrizi, si me përmend Albin Kurti Ibrahim Rugovën

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku është habitur pse ka kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se sa herë që Presidentja i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy! Më duket një hipokrizi shumë e madhe. Diçka si me përmend Albin Kurti Ibrahim Rugovën.

Postimi i plotë:

Po habitem pse kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në! Mua sa herë që ajo i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy! Më duket një hipokrizi shumë e madhe. Diçka si me përmend Albin Kurti Ibrahim Rugovën.