Klinaku, ndërkombëtarëve: Çdo përplasje e armatosur në veriun e Kosovës, do të nxis përplasje të armatosur në Kosovën Lindore

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’s, Faton Klinaku, me një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e di që ka pasur luftë në Kosovën Lindore, por nuk ka pasur zgjidhje të problemit apo çështjes shqiptare atje. Prandaj, duhet ta ketë parasysh se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm për serbët e duke i anashkaluar shqiptarët, dhe nëse nuk zgjidhen problemet në tavolinë, ato do të shpërthejnë dikur, transmeton Fokusi.info.

Klinaku ka shtuar se “çdo përplasje serioze dhe e armatosur në veriun e Kosovës e ku jetojnë serbët, me siguri që do të nxis përplasje të armatosur edhe në Kosovën Lindore e ku jetojnë shqiptarët”.

Postimi plotë:

Bashkësia ndërkombëtare e di që ka pasur luftë në Kosovën Lindore, por nuk ka pasur zgjidhje të problemit apo çështjes shqiptare atje.
Prandaj, duhet ta ketë parasysh se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm për serbët e duke i anashkaluar shqiptarët, dhe nëse nuk zgjidhen problemet në tavolinë, ato do të shpërthejnë dikur.

Çdo përplasje serioze dhe e armatosur në veriun e Kosovës e ku jetojnë serbët, me siguri që do të nxis përplasje të armatosur edhe në Kosovën Lindore e ku jetojnë shqiptarët.