Klinaku: Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës do të duhej që ta ndërpriste urgjentisht këtë maskaradë të Gjykatës Speciale

Avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka akuzuar Prokurorinë për fshehjen e këtyre provave shfajësuese, shkruan Fokusi.info.

“Dokumente janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqsisht prokuroria i ka refuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si e është e mundur që të bëjmë një kërkëse në mbrojtje të kilentit tim. Unë skam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveç fleta të zeza”, ka thënë ai.

Keohe ka prezantuar disa fakte, të cilat dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën shfajsuese të ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts.

“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate e organizuar nga udhëheqësia shqiptare”, kishte thënë Everts.

Lidhur me këtë ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku.

Klinaku ka kërkuar që në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës do të duhej që ta ndërpriste urgjentisht këtë maskaradë të kësaj gjykate.

“Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së”. Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës do të duhej që ta ndërpriste urgjentisht këtë maskaradë të kësaj gjykate, ka shkruar Klinaku./Fokusi.info/

Lexo edhe:

https://www.fokusi.info/skandaloze-gjykata-speciale-fshehu-provat-shfajsuese-per-kreret-e-uck-se/lajme/