Klinaku nga OVL-UÇK-së për skeçin e Vedatit: Këta palaço përsëri me humor pa shije

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar në lidhje me skeçin e ri të Vedat Bajramit e që është si imitim për Jakup Krasniqin, përcjell Fokusi.info.

Ai protagonistët e serialit “Stupcat” i quan palaço.

Klinaku thekson se edhe para 6 viteve ka reaguar ndaj aktorëve të serialit “Stupcat” për humorin e tyre për UÇK-së mirëpo shumica e kishin kundërshtuar sepse atëherë kishin shumë përkrahës.

Klinaku thotë se çlirimtarët tani ndodhen në Hagë dhe këta palaço po gjejnë mundësinë të tallen me ta me humorin e tyre pa shije.

Postimi i plotë i tij:

Kur kam pas reaguar para 6 viteve, apo më 2 janar 2016, ndaj Palaçove të quajtur Stupca, kishte shumë përkrahës të tyre e që për mua ata ishin vetëm qyqe.

Edhe sot, kur çlirimtarët janë në burgun e Hagës për të përgjithshmen tonë, këta palaço përsëri tallen me humorin e tyre pa shije./Fokusi.info/