Perëndimi në pritje të pushtimit, Biden kërcënon me sanksione, përgjigjet Rusia: Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën

Treguesi i parë i një de-përshkallëzimi të mundshëm të krizës në kufirin ukrainas ndodhi dje kur Moska njoftoi se po tërhiqte disa trupa nga zona, por Perëndimi ende pretendon se Rusia është gati për të sulmuar.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e mbrojtjes, tha se Rusia po tërhiqte disa trupa nga zonat ushtarake jugore dhe perëndimore pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se për shkak të kësaj, “2 shkurti 2022 do të mbahet mend si dita kur propaganda perëndimore e luftës dështoi”, transmeton Reporteri.net.

ZELENSKIY: UKRAINASIT TË BASHKUAR “DËSHIROJNË TË JETOJNË NE PAQE”

Në një fjalim televiziv këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit janë “të bashkuar nga një dëshirë  të jetojnë në paqe”.

“Ne kemi çdo të drejtë ta bëjmë këtë, sepse jemi në shtëpi, jemi në Ukrainë. Dhe askush nuk do ta dojë shtëpinë tonë ashtu siç e duam ne. Dhe vetëm së bashku mund ta mbrojmë shtëpinë tonë. Gëzuar Ditën e Unitetit,” tha ai.

Ambasadori rus thotë se nuk do të ketë sulm ndaj UKRAINËS “NË MUAJIN E ARDHSHËM”

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ka mohuar raportet për ndonjë plan për të sulmuar Ukrainën në muajin e ardhshëm, duke thënë se luftërat në Evropë “rrallëherë fillojnë të mërkurën”.

I pyetur në lidhje me raportin e shërbimit të inteligjencës amerikane, i cili tregon diskutimin e Moskës për marrjen e veprimeve ushtarake kundër Ukrainës më 16 shkurt, ai tha:

“Për sa i përket Rusisë, ju siguroj se nuk do të ketë sulme këtë të mërkurë. Nuk do të ketë përshkallëzim në javën e ardhshme, javën pas ose muajin e ardhshëm. Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën. Kur bëni të tilla pretendime, veçanërisht ato shumë të rënda, pretendimet kundër Rusisë- duhet t’i vërtetoni me prova. Përndryshe, ato nuk janë gjë tjetër veçse shpifje”, tha ai.

“Nëse partnerët tanë i kuptojnë shqetësimet tona, procesi i de-përshkallëzimit do të pasojë shpejt. Do të ishte i dobishëm për të gjithë evropianët … dhe për të gjitha kombet e tjera anembanë botës,” shtoi ai.

BIDEN IU DREJTUAR PUBLIKUT PËR SITUATEN NË UKRAINË, KËRCËNOI ME SANKSIONE

Presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua sot publikut për situatën aktuale në Ukrainë. Në fillim të fjalimit të tij, Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që çdo gjë të ndodhë.

“Ne jemi gati për diplomaci, por jemi gjithashtu të gatshëm t’i përgjigjemi sulmit rus ndaj Ukrainës; që është ende një mundësi. Kjo ka qenë qasja jonë në muajt e fundit, ne po i qëndrojmë asaj qasjeje,” tha Biden.

“Nëse Rusia vazhdon, ne do të mbledhim aleatë. Ne mund të sjellim sanksione të mëdha,” tha Biden.

PUTIN: NUK DUAM LUFTË NË EVROPË

Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se Rusia nuk dëshiron një luftë në Evropë dhe e quajti situatën në provincat separatiste lindore në Ukrainë “gjenocid” dhe bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së Minskut.