Klinaku OVL-UÇK: Dritan Goxhaj s`është veteran i UÇK-së, as që ka aplikuar për një status të tillë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë  se Dritan Goxhaj, i cili para disa dite është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, nuk është veteran i UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i njëjti as që ka aplikuar për statusin e veteranit.

“Media të nderuara! Së pari, Dritan Goxhaj nuk e di se është veteran i luftës së UÇK-së dhe as që ka aplikuar për një status të tillë dhe, së dyti, unë reagimin e kam bërë ndaj Gjykatës Speciale e cila ka arrestuar padrejtësisht një qytetar shqiptar me akuza sikur të shokëve Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për gjërat që iu kanë rrjedhur si skandale dhe i kanë bërë publike vet Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka shkruar Klinaku.