Klinaku për mandatin e Speciales: Po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë e po bëjnë çka po donë

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit për vazhdimin e mandatit të Speciales.

Klinaku thotë se gjykatësit e Hagës po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Në emër të kësaj thotë ai, kanë vazhduar mandatin e vet.

Ai i është referuar edhe Kushtetutës rreth Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese dhe përbërjes së saj, më saktësisht amandametit numër 24, neni 162, pika 3.

“3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë”, thotë kjo pikë.

Klinaku thotë se i vjen inati që na kanë gjetë të ligë e po bëjnë çka po donë.

Ky ëstë postimi i tij i plotë:

Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

https://www.scp-ks.org/…/aktgjykim-mbi-referimin-e-amendame…

Ja çka thotë Kushtetuta për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:

Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:

3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë!