Klinaku reagon pas arrestimit të Sabit Januzit, akuzon Specialen se po bashkëpunon me Serbinë

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të Sabit Januzit nga Gjykata Speciale sonte me akuzën për pengim të drejtësisë.

Klinaku akuzoi ZPS-në se po bashkëpunon me Serbinë, shkruan Fokusi.info.

Postimi plotë:

Keni filluar me “trafikim” të organeve e keni dështuar, keni vazhduar me “krime” lufte e do të dështoni, po vazhdoni me akuza për “pengim” të drejtësisë, siç po thuhet në medie edhe në rastin e arrestimit të luftëtarit Sabit Januzi, pengim të cilin e ka bërë dhe e bën vet ZPS sepse ju duhet kjo për punën në të cilën paguheni shumë.

Një gjë duhet ta keni të qartë se, pavarësisht se keni bashkëpunuar e bashkëpunoni me Serbinë, liria e fituar me gjakun dhe mundin e pjesëtarëve të UÇK-së, nuk e lejon më kthimin e okupatorit./Fokusi.info/