Klinaku “tallet” me Specialen: Nëse ju duhet telefoni, mund ta merrni vetëm me Policinë e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar një fotografi të telefonit të tij.

Në një postim në Facebook, kryeveterani iu drejtua Gjykatës Speciale se  “nëse ju duhet mund ta merrni, por vetëm me Policinë e Kosovës”.

Reagimi i tij vjen pas konfiskimit të celularëve të Nait Hasanit, Rrustem Mustafës – Remit.

Së fundmi, u raportua se është konfiskuar telefoni i vëllait të Salih Mustafës – Calit, Arben Mustafës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.