Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Tetori në rajonin tonë do të fillojë me mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë duke pasur parasysh periudhen kohore në të cilën gjendemi.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira të herëpasshershme. Do të jetë nxehtë me temperatura maksimale rreth 27-28-29 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht stabil dhe të nxehtë. Do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Të enjtën pritet të kemi depërtimin e ciklonit mbi rajonin tonë. Pritet përkeqësim i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ulje të temperaturave dhe erëra mesatare e në disa momente edhe të fuqishme veriore. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pas rrebesheve do të pasojnë reshje të dendura lokale shiu./Meteoballkan