Klinaku, ZPS-së: Sa merreni me budallakina, gjejeni personin që ua nxori skandalet e juaja nga zyra në Hagë

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ashpër ndaj Prokurorit të Specializuar në Hagë Jack Smith, i cili deklaroi se persona si Faton Klinaku, po na vështrojnë se çfarë dënime po marrin të akuzuarit dhe pastaj të shohin çfarë hapa të marrin ata, shkruan Fokusi.info.

“Të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël në Kosovë, të cilët janë personalisht që kjo gjykatë të dështojë, ky grup zvogëlohet nga dita në ditë ndërkohë që çështjet tona ecin përpara dhe e vërteta zbulohet. Por, do të ketë persona si të akuzuarit që nuk do t’binden nga faktet dhe kanë interes personal të vazhdojnë të shtrëngojnë këtë narrativë false se nuk janë bërë krime nga UÇK. Persona si Faton Klinaku, po na vështrojnë se çfarë dënime po marrin të akuzuarit dhe pastaj të shohin çfarë hapa të marrin ata”, ka thënë prokurori Smith në Hagë.

Sa merreni me këto budallakina, gjejeni personin që ua nxori skandalet e juaja nga zyra në Hagë.

E di se keni spiunë(përgjime) e që e dini se çka flasim edhe në mbledhje, siç ishte ajo e mbajtur dje, por po iu them se edhe nëse i vetëm mbetem do të jem kundër gjykatës speciale, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

“Të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël në Kosovë, të cilët janë personalisht që kjo gjykatë të dështojë, ky grup zvogëlohet nga dita në ditë ndërkohë që çështjet tona ecin përpara dhe e vërteta zbulohet. Por, do të ketë persona si të akuzuarit që nuk do t’binden nga faktet dhe kanë interes personal të vazhdojnë të shtrëngojnë këtë narrativë false se nuk janë bërë krime nga UÇK. Persona si Faton Klinaku, po na vështrojnë se çfarë dënime po marrin të akuzuarit dhe pastaj të shohin çfarë hapa të marrin ata”, ka thënë prokurori Smith në Hagë.

Sipas tij, masa e dënimit do të shërbejë si parandalues ndaj njerëzve si Faton Klinaku.

P.S
Sa merreni me këto budallakina, gjejeni personin që ua nxori skandalet e juaja nga zyra në Hagë.

E di se keni spiunë(përgjime) e që e dini se çka flasim edhe në mbledhje, siç ishte ajo e mbajtur dje, por po iu them se edhe nëse i vetëm mbetem do të jem kundër gjykatës speciale.