Klubi madrilen ulë çmimin, Hysaj afër Atleticos

Javën e ardhshme negociatat për transferimin e Elseid Hysajt tek Atletico Madridi nën urdhrat e Simeones, pritet të intensifikohen, më qëllim mbylljen sa më parë të marrëveshjes.

Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, kontaktet mes dy klubeve janë të vazhdueshme, pasi “Los Colchoneros” e konsiderojnë mbrojtësin shqiptar një resurs të rëndësishëm për krahun e djathtë.Napoli mësohet se ka pranuar të ulë çmimin.

Atletico ka ofruar 15 milionë euro dhe mund ta rritë ofertën duke përfshirë bonuset, ndërsa De Laurentiis do të ishte i gatshëm të pranonte edhe më pak se 20 milionë euro.

Hysaj te Napoli është transferuar që nga viti 2015, nga skuadra e Empolit.