Koci ia kthen LDK-së për vijat e kuqe: Mos bani be rrejshëm

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës ka vija të kuqe për PDK-në. 

Përmes një shkrimi në Facebook, Koci duke iu drejtuar Hazirit po thotë se PDK është e gatshme që të shkojë në zgjedhje edhe e vetme, e se LDK disa herë ka vendosur vija të kuqe për PDK-në, e në fund ka dalë e kundërta, raporton Gazeta Express.

“Impotenca politike e LDK-së! PDK, është e gatshme edhe e vetme, për 100 metërshin edhe për maratonë! Sa e sa herë keni thenë jo, e i’u ka dal po! Edhe tani si gjithëherë,PDK, vendosë për po ose jo! Mos bani be rrejshëm!”, shkroi Koci.