Kolumbia goditet nga dy tërmete të fuqishme

Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës Rihter kanë goditur Kolumbinë.

Lëkundjet me magnitudë 6 u ndjenë për më shumë se 30 sekonda, epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.

Sipas qendrës sizimiologjike USGS, të dy tërmetet ishin në thellësinë 10 km.

Vetëm 15 minuta më vonë u ndjenë sërish lëkundje tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter sërish afër qytetit të Bogotas.