Kujt duhet t’i përkasë posti i Presidentit? Mendimi i analistit, mendimi i LDK-së e i LVV-së

Njëhësi i çështjeve politike në vend Krenar Shala deklaratatat e LDK-së dhe nënkryetarit të saj Agim Veliu po i sheh në dy aspekte.

Shala në një prononcim për “Gazeta Blic” thekson se qëndrimi I LDK-së lidhur me përcaktimin e postit të presidentit në kuadër të marrëveshjes për koalicion është i arsyeshëm por kërkesa e saj që ky post t’i përkasë kësaj partie nuk është korrekte.

“Mendoj që qendrimi i LDK-së lidhur me përcaktimin e postit të presidentit në kuadër të marrëveshjes për koalicion është i arsyeshëm pasi që do ta shmangte mos-marrëveshjen potenciale që do të mund të lindte kur afrohet periudha e zgjedhjes së presidentit të ri dhe kështu do ta dëmtonte koalicionin dhe kështu do të mund të shkonim në zgjedhje dhe ku marrëdhëniet në mes të partnerëve do të tendoseshin dhe kështu marrëveshja për mandatin e dytë do të mund të bëhej mjaft e vështirë për tu arritur”

Shala thotë se posti i Presidentit është një post që përcakton unitet dhe duhet të jetë mbi palët.

“Në anën tjetër, mendoj që kërkesa e LDK-së që posti i presidentit t’i takoj asaj nuk është korrekte pasi që posti i presidentit është post që reflekton unitet dhe se duhet të jetë mbi palët – pra apartiak dhe i cili do të duhej t’i takonte shoqërisë civile”.

Posti i Presidentit është pika kyqe ku dy subjektet politike nuk po dakordohen në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje .

Kujtojmë se dy partitë opozitare arritën që në zgjedhjet e 6 Tetorit të marrin numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.

Megjithëse kanë zhvilluar takime përpara dhe pas zgjedhjeve, akoma nuk kanë arritur të dakordohen për formimin e Qeverisë së Re.

Ashpërsohet gjuha, Agim Veliu Vetëvendosjes: Harrojeni marrëveshjen për koalicion pa postin e presidentit

Vjen përgjigja e VV-së ndaj Agim Veliut: Ju kemi dhënë gjysmën e Qeverisë, Presidentin po e trajtoni si “plaçkë lufte”