Komandanti FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtnant

Në mbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media pranë Presidencës.

Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant i FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.

Njoftimi i plotë:

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (13 dhjetor 2021)

Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

Mediat mund të marrin pamje.

Vendi: Kabineti i Presidentes.