Komandanti Lajçi sot intervistohet nga Specialja

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgoje ftesa për intervistim për disa ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale, Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi.Sipas OVL UÇK në Pejë, Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi.

Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës, njofton OVL UÇK Pejë, transmeton Fokusi.info

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe z.Lajçi

Sot në orën 10:00, do t’i përgjigjem Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Prishtinë.
Jam i ftuar në cilesinë e dëshmitarit.
No Comment!