Komentatori arab në lot pas golit të bukur e vendimtar të Riyad Mahrez (video)

Algjeria u kualifikua në finalen e Kupës së Afrikës falë fitores 2-1 ndaj Nigerisë.

Heroi i këtij takimi ishte padyshim ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez.

Mahrez realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutat e fundit të ndeshjes për ta kualifikuar kombëtaren e tij drejt finales së madhe, përcjell lajmi.net.

Përveç gëzimit të madh të tifozëve algjerianë, ky gol ka prekur edhe një komentator arab.

Ky i fundit shpërtheu në lot pas golit të shënuar nga anësori i Cityt.

Ndryshe, Algjeria në finale do të përballet me Senegalin.

https://streamable.com/08rpz