Kompanitë kosovare në mesin e markave botërore në panairin e përpunimit të drurit në Gjermani

Ekspozimi i kompanive nga Kosova do të bëhet nesër në panairin e IMM Cologne në Gjermani, shkruan albinfo.ch.

Mësohet së në këtë panair pasqyrohen markat më të mira botërore të përpunimit të drurit, ku në mesin e tyre do të jenë edhe katër kompani kosovare.

Këto kompani kanë një rëndësi të mirë strategjike në zhvillimin dhe njohjen e tyre edhe në tregun ndërkombëtar. Pasqyrimi i punës dhe dizajnit të tyre të veçantë, nuk këtë panair, pritet që të kenë qasje më të lehtë në këtë treg në aspektin gjeografik dhe të lehtësirave të tjera, por edhe të përfitimeve që sjell ky treg.

Kompanit nga Kosova që do të marrin pjesë në këtë panair janë “Veseli”, “Kosova Model”, “Kelmendi” dhe “Elnor”.

Ekspozuesit janë gati per neser 13 Janar deri 19 Janar ne IMM Cologne të Gjermanisë.