Komuna e Mitrovicës mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Aryeja e mungesës së ujit është si pasojë e një defekti në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” bën të ditur se ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit.

“Si pasoj e nje defekti ne pjesen elektrike ne stacionin e pompave ne Lushte, eshte nderprere prodhimi perkohesisht. Kjo eshte arsyeja e mungeses se ujit te pijes ne Mitrovice. Ekipet jane duke punuar ne sanimin e defektit dhe presim qe i njejti te sanohet shpejt dhe furnizimi me uje te rikthehet, Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.